Kuvendi ratifikon marrëveshjen: Të burgosurit nga Danimarka vijnë në Gjilan - NACIONALE

Kuvendi ratifikon marrëveshjen: Të burgosurit nga Danimarka vijnë në Gjilan

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen ndërkombëtare me Mbretërinë e Danimarkës.

86 deputetë kanë votuar për, shtatë kundër dhe asnjë abstenim.

Sipas kësaj marrëveshje, Kosova do t’ia japë Danimarkës për shfrytëzim institucionin korrektues në Gjilan, me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Kjo marrëveshje, kishte dështuar të miratohet në Kuvend më herët.

Pas votimit të saj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka falenderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e kësaj Marrëveshje të dobishme për Republikën e Kosovës.

Kjo marrëveshje është një dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve tona. Ajo do të sjellë përfitime të ndërsjella dhe do të hapë dyer të reja për bashkëpunime të ardhshme.” – ka shkruar ajo në një postim në rrjetin social Facebook.

Çka parasheh marrëveshja?

Kjo marrëveshje dhjetë vjeçare mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Danimarkës, parasheh që shteti danez t’i lëshohen me qira 30 qeli të burgut në Gjilan.

E njëjta, është nënshkruar në maj të vitit 2022 dhe deri më tani, nuk ishte votuar nga opozita.

Kosova pritet t’i përfitojë 200 milionë euro nga kjo marrëveshje, të cilat pritet të shpenzohen për Shërbimin Korrektues.

Lajme të ngjashme