Kushtet e Kurtit për takimin me Vuçiqin, Ahmetaj: Ishin populizëm i thjeshtë
Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, ka komentuar kushtet e kryeministrin Albi Kurti për takimin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Në emisionin “60 Minuta” të KTV-së, ajo ka thënë se Kurti me procesin e dialogut të Brukselit po bën fushatë zgjedhore.
Sipas saj, tri kushtet e Kurtit ishin populizëm i thjeshtë.
“Është më se e dukshme që jemi në fushatë zgjedhore dhe si z.Kurti, si të tjerët që e shkojnë në Bruksel i drejtohen më tepër votuesit të vet, sesa opinionit publik. Tri kushtet që u përmendën, ne e dimë të gjithë që nga BE-ja është bërë e qartë që u nënshkruan apo jo, marrëveshjet janë në fuqi. Ishte populizëm i thjeshtë. E dyta ishte letra e Bërnabiqit. Ende pa reaguar ne, SHBA-ja ka qenë e zëshme dhe ka kërkuar që ajo letër të tërhiqet nga Brukseli dhe ajo letër është shpallur si inekzistente. Çështja e kthimit të Radoiçiqit, unë mendoj që ka qenë vetë Kurti apo njerëzit e tij që kanë negociuar për largimin e Radoiçiqit në paqe dhe me lehtësi të madhe. Me një fjalë, të gjitha këto argumente edhe po të ishin kërkesa të z.Kurti, prandaj është dialogu. Prandaj është marrë gjithë ajo rrugë për të shkuar deri atje”, ka thënë Ahmetaj.