Kush po rrenë? Nushi përplas fjalët e Kurtit me ato të Besnik Bislimit për planin franko-gjerman - NACIONALE

Kush po rrenë? Nushi përplas fjalët e Kurtit me ato të Besnik Bislimit për planin franko-gjerman

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i Partisë Social-demokrate, Nol Nushi, ka gjetur kundërshti mes deklarimeve të sotme të kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendësit të tij në Qeveri Besnik Bislimi më herët.

Kurti u shpreh se nuk e kishte kundërshtuar planin franko-gjerman, dhe se ai ishte “hap në drejtim të duhur”. Po ashtu, kryeministri e kishte denoncuar Serbinë si palën që po e refuzonte planin dhe po e maskonte këtë refuzim me veprimet në veri të Kosovës.

Ndërkohë, Bislimi kishte deklaruar se “propozimi franko-gjerman është shumë më afër asaj që dëshiron Serbia më 28 tetor.

“Iniciativa franko-gjermane s’është domosdoshmërisht modeli i ‘dy Gjermanive’, por ‘Gjermani-Gjermani minus’, sepse disa pjesë të rëndësishme të asaj marrëveshje s’janë të përfshira në këtë iniciativë. Duhet ta themi se që nga fillimi pengesa kryesore në dialog ka qenë divergjenca mes qëndrimeve të të dyja palëve. Për ne është me rëndësi të ketë dokument final me njohjen reciproke në qendër. Për Serbinë është që të mos ketë dokument final e të mos ketë njohje reciproke. Prandaj nga kjo perspektivë do të thosha se propozimi franko-gjerman më shumë i afrohet pozicionit të Serbisë, sepse nuk paraqet marrëveshje finale e as s’përfshin njohje reciproke në këtë fazë,” - kishte deklaruar z. Bislimi.

“Kush po rrenë?” pyet aktivisti socialdemokrat, Nushi.

“Brenda 10 ditëve kemi dy qëndrime komplet të kundërta karshi planit franko-gjerman.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme