Kush mundet të zgjidhet deputet në PDK, kështu janë votat në sondazh të Buzhalës
Për të matur disponimin përzgjedhës të hershëm të votuesve të Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala në kanalin e tij në 'messenger' hapi votimet për 10'tat e preferuara.
Në kanalin e Buzhalës "Kanali Presidencial" disa dhjetëra mijëra anëtarësh*votimet janë të hapura.
Por...por, ja si duken deri tash rezultatet.
Kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza është duke prirë më vota, ku deri më tani ka grumbulluar mbi 3 mijë vota.
Ndërsa për vendin e dytë votat janë të njëjta, ku renditen Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku.
Në vendin e katër është radhitur kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi, ku ka marrë mbi 1 mijë e 200 vota.
Ndërsa pas tij vije, deputetja e tanishme Ganimete Musliu.
Befasia del të jetë juristi i shquar Përparim Gruda, i cili ndonëse kandidon për herë të parë, në kanalin e Buzhalës del të jetë ndër dhjetë të parët më të votuar.
Gjithashtu në këtë 10she bëjnë pjesë edhe Ragip Xhaka, Xhevahir Geci, Mergim Lushtaku dhe Enver Hoxhaj.