Ardijan Rusta, që i quajti kafshë mijëra shqiptarë, jeton në Budvë, në qendrën serbe në Mal të Zi - NACIONALE

Ardijan Rusta, që i quajti kafshë mijëra shqiptarë, jeton në Budvë, në qendrën serbe në Mal të Zi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këngëtari Ardijan Rusta ka tronditur opinion me komentet e tij fyese ndaj deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu dhe votuesve të saj.

Kritikat që deputetja e PDK-së ka pasur ndaj kryeministrit Albin Kurti për dialogun me Serbinë, nuk i kanë pëlqyer këngëtarit Rusta.

Ky i fundit, në një koment në Facebook”, ka shkruar se ata që e kanë votuar Musliun janë kafshë.

Ty e kqyr ket skeq të piqkinDimes, pi paramendoj qfarë kafsh jon ata që ja kan jep kësaj votën”, ka shkruar këngëtari Rrusta.

Kush është Ardijan Rusta?

Sipas informacioneve të Nacionales, por edhe Facebook-ut të tij, Rusta jeton në Budvë, që është qendra serbe në Mal të Zi.

Këngëtari Rusta nuk ka ndonjë krijimtari të pasur muzikore. Në opusin kryes të tij kënga më e njohur është “Jam ai lyps, s’jam ai mbret”.

Vetëm me këtë këngë ai ka arritur të lerë gjurmën në muzikën shqiptare.

Kënge tjetër e njohur e tij është “Falem”.

Rusta ka lindur në vitin 1962 në Pejë. Ai shkollën e mesme e ka përfunduar në gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë.

Lajme të ngjashme