Kusari: Shteti mund të dëshmojë që kujdeset për sigurinë e gazetareve - NACIONALE

Kusari: Shteti mund të dëshmojë që kujdeset për sigurinë e gazetareve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka komentuar vendimin e gjykatës për tre sulmuesit e gazetarit Valon Sula.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se shteti mund të dëshmojë që kujdeset për sigurinë e gazetarëve.

Sipas saj, kjo mund të bëhet përmes disa veprimeve.

“Gjykata ua ka caktuar nga nje muaj paraburgim per secilin nga tre te dyshuarit per sulmin ndaj gazetarit Valon Syla. 👏🏽 Shteti mund te deshmoje qe kujdeset per sigurine e gazetareve nese: 1) hetimet behet shpejte, profesionale dhe te pavarurua; 2) ngritet aktakuze, e perpiluar ne menyre profesionale, duke deshmuar qarte lidhjen kauzale ne mes te sulmit dhe profesionit te gazetarit; 3) gjykata shqipton denim maksimal”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, policia duhet të veproj e pavarur nga politika.

“Ajo cka mbetet shqetesuese per momentin eshte perse informacionet qe duhet t'i jape policia, i jep ministri Svecla permes llogarise se tij personale ne Facebook. Policia duhet te veproje e pavarur nga politia, perfshire zyra per komunikim e policise! Nuk i takon ministrit qe rezultatet e aksioneve policiore t'i komunikoje ai ose ministria e tij”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme