Kusari publikon kronoligjinë e tentativës së Qeverisë për ta mbyllur Klan Kosovën - NACIONALE

Kusari publikon kronoligjinë e tentativës së Qeverisë për ta mbyllur Klan Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Juristja e medias, Flutura Kusari ka publikuar ngjarjet nga 14 qershori 2023 e deri më tani të tentativave të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e mediumit “Klan Kosova”.

Fillimisht, ajo ka përmendur se si ARBK-ja vendosi për t’ia pezulluar certifikatën e biznesit këtij televizioni.

Ajo e ka theksuar edhe 28 korrikun, kur komisioni vendosi t’ia refuzojë ankesën e Klan Kosovën, rrjedhimisht, kur Qeveria bëri të ditur se kjo çështje ka përfunduar për ta dhe se mediumi duhet të mbyllet.

“𝟑𝟏 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟑- Klan Kosova i drejtohet Gjykatës Komerciale me a) padi për konflikt administrativ dhe b) propozim për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të MINT që quhet masë e sigurisë. (shpjegimet e procedurave i bej me vone)” – ka përmendur Kusari tutje.

Postimi i plotë:

Kronologjia e tentativës për të mbyllur televizionin Klan Kosova

𝟏𝟒 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 - ARBK vendosë të pezullojë certifikatën e biznesit të medias Klan Kosova

𝟏𝟓 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 - ARBK korrekton vendimin e parë për shkak se titulli i ligjit ishte gabim

𝟏𝟔 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 - KPM, në mbledhjen e saj të rregullt, kërkon nga Klan Kosova të ofrojë dokumentacionin e nevojshëm për mbajtje të licenses

𝟐𝟎 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 - Klan Kosova përditëson certifikatën e biznesit në Maqedoni

𝟐𝟏 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 - Klan Kosova dorëzon certifikatën e përditësuar në ARBK

𝟐𝟏 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 - ARBK pranon dokumentin e përditësuar dhe me të drejtë anulon vendimin e datës 14 qershor 2023

𝟐𝟏 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 - Klan Kosova informohet zyrtarisht nga ARBK që certifikata e biznesit të tyre është në rregull

𝟐𝟏 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 - Ministrja e MINT suspendon nga puna drejtoren e ARBK-së që ka pranuar dokumentet e përditësuara të Klan Kosova

𝟐𝟏 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 - Ministrja e MINT e bën ushtrues drejtore në ARBK motren e deputetit të VV-së

𝟐𝟏 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 - U.D e ARBK anulon vendimin për të anuluar vendimin e datës 14 qershor (pra e anulon vendimin e ish drejtores së ARBK)

𝟐𝟐 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 - Vendimi për anulimin i komunikohet Klan Kosova

𝟐𝟗 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 - Klan Kosova ushtron ankesë kundër vendimit të datës 14 dhe 15 qershor pranë Komisionit per Shqyrtimin e Ankesave per Regjistrimin e Bizneseve, përbërjen e të cilit e cakton ministrja. Komisioni duhej të vendoste brenda dy javësh.

𝟏𝟏 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟑 - Komisioni shtyn afatin edhe për dy javë të tjera

𝟐𝟖 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟑 - Komisioni vendosë të refuzojë ankesën e Klan Kosova

𝟑𝟏 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟑 - në një protestë mbresëlënëse, qindra gazetarë, punëtorë të medias, aktivistë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare protestojnë kundër mbylljes së Klan Kosova dhe për liri të medias

𝟑𝟏 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟑- Klan Kosova i drejtohet Gjykatës Komerciale me a) padi për konflikt administrativ dhe b) propozim për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të MINT që quhet masë e sigurisë. (shpjegimet e procedurave i bej me vone)

𝟒 𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟑 - Gjykata Komerciale duhet të vendosë deri më së largu 4 gusht për masën e sigurisë.

𝟏𝟒 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 - 𝟐 𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟑 - kundër vendimit reagojnë aktivistë, organizata vendore dhe ndërkombëtare/globale, përfshirë shtetet e Quint.

ARBK - Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës

MINT - Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë

Lajme të ngjashme