Kusari-Lila: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja - NACIONALE

Kusari-Lila: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka vlerësuar se zgjidhja e vetme për daljen nga ngërçi aktual politik janë zgjedhjet e reja.

Ajo ka bërë me dije se në këtë situatë partitë politike duhet të pajtohen për shpërndarjen e Kuvendit.

Në një intervistë për KTV-në, Kusari-Lila ka thënë se një qeveri me 61 vota nuk do të ishte funksionale.

“Në grupin parlamentar të LVV-së kemi diskutuar disa herë për skenarët që mund të shkojmë përpara në situatën kur kemi pasur bllokadë. Unë në vazhdimësi kam thënë se zgjedhjet duket se janë zgjidhja e vetme. Në secilin rast, funksioni i Kuvendit dhe fragjiliteti i Qeverisë me 61 deputetë në Kuvendin e Republikës – e para është stabiliteti, nuk ke kuvend stabil ndërsa e dyta fragjiliteti është i madh për Qeverinë. Secili deputet a deputete bëhet përcaktues se a do të ketë apo jo seancë të suksesshme”, ka thënë Kusari-Lila.

Lajme të ngjashme