Kusari-Lila: Vuçiqi nuk e ka interes integrimin e serbëve në shtetin e Kosovës
Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ndaj situatës në veri.
Në profilin e saj në “Facebook”, ai ka shkruar se synimi për territorial i Serbisë ndaj Kosovës nuk është ndalë asnjëherë.
Sipas saj, presidenti serb nuk e ka interes integrimin e serbëve në shtetin e Kosovës.
“Synimi për terror nga ana e Serbisë ndaj Kosovës nuk është ndalë asnjëherë, vetëm ka ndryshuar madhësia e ndikimit dhe mënyra e aplikimit. Sulmet e organizuara ndaj institucioneve të Kosovës në Komunat veriore, para zgjedhjeve lokale, tregojnë se cak janë institucionet e shtetit të Kosovës dhe qytetarët serbë që duan të jetojnë në dhe me shtetin e Kosovës. Aleksandër Vuçiç nuk e ka interes integrimin dhe avancimin e serbëve në shtetin e Kosovës. E kundërta, ai kërkon që pakica serbe këtu të jetë e ndarë dhe kundër shtetit të Kosovës. Ata duan me zorr ta mbajnë gjallë një konflit të paqenë midis qytetarëve me bazë kombësie”, ka shkruar ajo.