Kusari-Lila: Kosova i bashkohet gjithë botës demokratike me “Paradën e Krenarisë” - NACIONALE

Kusari-Lila: Kosova i bashkohet gjithë botës demokratike me “Paradën e Krenarisë”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka marrë pjesë sot në “Paradën e Krenarisë” në mbështetje të komunitetit LGBTQI+.

Kusari-Lila ka thënë se Kosova i është bashkuar gjithë botës demokratike.

‘“Parada e Krenarisë” në Prishtinë me slloganin “T’du qashtu qysh je”, sot përmbylli Javën e Krenarisë, përmes së cilës Prishtina, Kosova i bashkohen gjithë botës demokratike, gjatë së cilës promovohen të drejtat dhe liritë themelore për të gjithë pa dallim.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Kusari-Lila ka thënë se të drejtat e këtij komuniteti janë ende larg barazisë së plotë, por deri atëherë do të jenë bashkë në rrugëtimin për drejtësi.

Të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ në Kosovë janë ende larg barazisë së plotë, por deri atëherë, jemi bashkë në rrugëtimin për drejtësi dhe vetëdijësim të shoqërisë për dallimet të cilat nuk duhet të cenojnë të drejtat e askujt.” – ka përfunduar ajo.

Lajme të ngjashme