Kusari e vazhdon në Facebook debatin e Kuvendit, akuzon Abdixhikun e Hotin për “seksizëm” - NACIONALE

Kusari e vazhdon në Facebook debatin e Kuvendit, akuzon Abdixhikun e Hotin për “seksizëm”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëveëndosje, Mimoza Kusari – Lila, e ka vazhduar debatin e krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke akuzuar Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për seksizëm.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Kusari – Lila ka thënë se ata kanë përdorur gjuhë seksiste ndaj saj.

“Binomi Lumir Abdixhiku dhe Abdullah Hoti, nën petkun e partisë së “akademikëve” treguan pacipshmërinë e tyre me gjuhën seksiste ndaj meje në Kuvendin e Kosovës. Kur ju mungon forca e argumentit për veprimet e tyre, flet forca e mizogjenisë dhe padurushmërisë ndaj një gruaje në pozitë.” – ka thënë ajo.

Ndërkohë deputeti Avdullah Hoti në seancën e sotme ka thënë se “zelli i Kusari-Lilës për t’u shërbyer shefave është i gërditshëm”.

“I tha shumë qartë z.Abdixhiku, por zelli i saj me u shërby shefave që i ka ndërr vazhdimisht, është i gërditshëm.” – ka thënë ai.

Hoti madje, përmendur vitin 2017 duke thënë se Kusari-Lila nuk i linte deputetët e LDK-së të flasin, dhe se “kur nuk fituan, shkoi në një parti tjetër”.

“Nuk i lejke kandidatët për deputetë të LDK me folë, duke iu thënë çfarë kryeministri ka me qenë z.Hoti, e kur nuk fituam, na la, shkoi në partinë tjetër.” – tha ai.

Lajme të ngjashme