Kurti: Vuçiq i ka rënë pishman për marrëveshjen e Brukselit e aneksin e Ohrit - NACIONALE

Kurti: Vuçiq i ka rënë pishman për marrëveshjen e Brukselit e aneksin e Ohrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës ka thënë se, Vuçiq i ka rënë pishman për marrëveshjen e Brukselit.

“39 marrëveshjet e mëparshme nuk ka refuzuar Beogradi t’i nënshkruaj, sepse përgjithsisht u kanë konvenuar. A në marrëveshjen e Brukselit e kemi njohjen “de facto”. Përshtypja ime është se Vuçiq është penduar se i ka thanë “po” marrëveshjes. Tash ëshë penduar që ka thënë “po”, ndonëse se ka nënshkurar.” – ka thënë Kurti.

Tutje ai ka shtuar se e di se kryetarët në veri nuk kanë legjitimitet.

“Kryetarët aktual në veri të vendit, janë larg legjitimitetit të plotë. Jam i vetdijshëm. Legaliteti është aty, legjitimiteti është aty.

Por ata që po na kritikojnë që s’kemi legjitimitet, e që janë Lista Serbe, kanë edhe më pak legjitimitet se pak. Ata e kanë zero. Kryetarët aktual e kanë 3.5 %. Por tre është më shumë se zero.

Këto protesta nuk janë për zgjedhje komunale. Janë protesta të njerëzve që e adhurojnë Millosheviqin e Putinin, me kryqa me katër S-ja. Nuk janë protesta për komunën.

A objektet e Komunës janë të Kosovës.”

Tutje Kurti, I është kthyer temës së tij të preferuar: sovranitetit.

Ai ka bër një “shpjegim” të çuditshëm, duke thënë se me demokratët është vetëm demokrat, kurse, me ultra-nacionalistët është edhe sovranist.

“Unë karshi demokratëve jam demokrat. Por karshi ekstremistëve nacional-shovenist, nuk jam vetëm demokrat, jam edhe sovranist. Nuk mjafton të jesh vetëm demokrat ndaj tyre, duhet të jesh edhe sovranist.

Millosheviqi ka pasur dy rrugë, ose pak pushtet për të gjith serbët në krejt Kosovën. Ose shumë pushtet për pak serb, në një pjesë të Kosovës, pra në veri. Dhe ai e ka zgjedhur të dytën. Kjo situatë nuk është kështu që 2 muaj as që 2 vjet. Por që nga vera e vitit 1999.” – ka shtuar Kurti.

Lajme të ngjashme