Kurti: Vlera e koeficientit të pagave është duke u përllogaritur - NACIONALE

Kurti: Vlera e koeficientit të pagave është duke u përllogaritur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka folur për vlerën e koeficientit të pagave, i cili po i mban në ankth zyrtarët publikë.

Ai ka thënë se caktimi i kësaj vlere nuk varet prej tij.

Sipas Kurtit, administrate publike është duke e bërë përllogaritjen e vlerës se koeficientit.

“S’ka asgjë këtu që mbahet fshehur. I takon administratës publike, që është në kuadër të Ministrisë së Brendshme, ta sjellë këtë përllogaritje sa më parë. Ajo që dihet është se buxheti i gjithëmbarshëm është se 745 milionë euro”, ka thënë Kurti, në një konferencë për medie, ku bashkë me ministrin e Bujqësië kanë prezantuar Programin për Pagesa Direkte për bujqit dhe fermerët.

Lajme të ngjashme