Kurti uron Kurban Bajramin: Lë të bëhemi më solidarë e më zemërgjerë, për të mirën e përgjithshme - NACIONALE

Kurti uron Kurban Bajramin: Lë të bëhemi më solidarë e më zemërgjerë, për të mirën e përgjithshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Ai ka thënë se "në festën e sakrificës, le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët."

Në festën e sakrificës, le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Sot, nesër, çdo ditë të vitit." - ka shkruar Kurti.

Shkrimi i tij:

Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!

Sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin, jo veten. Të mirën e përgjithshme, jo të mirat vetanake. Ajo është shërbim dhe përkushtim, që nganjëherë të pakëson, por gjithmonë të lartëson. Përmes saj heq dorë nga të qenit në qendër, për t’u bërë qendra e të tjerëve.

Në festën e sakrificës, le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Sot, nesër, çdo ditë të vitit.

Lajme të ngjashme