Kurti u dërgon ftesë PDK-së, LDK-së dhe Aleancës
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë pranuar ftesë për takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Këtë e kanë konfirmuar për Nacionalen, nga PDK dhe Aleanca, por ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të marrin pjesë në takim. Gazeta Nacionale gjithashtu mëson se Aleanca është ftuar për të martën në ora 18:00, ose të mërkurën.
Gjatë paradites së sotme, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, paralajmëroi se Kurti, në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, do t’i ftojë në takim LDK-në dhe partitë e tjera parlamentare.
Sipas saj, në takim pritet të diskutohet për konstituimin e institucioneve të reja dhe zgjedhjen e presidentit.
Gjithashtu, edhe Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca paralajmëroi “negociata të thelluara për të gjitha pozitat”, me LDK-në.
Seanca konstituive e legjislaturës së XI-të është caktuar për 6 gusht.