Vizita në Leposaviq, Kurti: Po e vlerësojmë mundësinë e kthimit të një objekti në maternitet
Kryeministri i Kosovës. Albin Kurti, ka folur për vizitën e sotme në Komunën e Leposaviqit.
Në adresimin e tij në mbledhjen e Qeverisë, ai ka treguar se atje ka qëndruar për shkaka e mamografia për identifikimin e kancerit të gjirit për dy ditë po qëndron në këtë komunë.
Ai ka paralajmëruar se vizita të tilla edhe në qytete tjera të Kosovës.
“Sapo erdha nga Leposaviqi, isha bashkë me ministrin Vitia dhe gjinekologun Zefë Ndrejaj, atje qëndroi mamografi për dy ditë, për identifikimin e kancerit të gjirit. Pas Leposaviqit do të vazhdojë në Viti, ka qenë edhe në Mitrovicën e Veriut. Pamë nga afër edhe një objekt, ndërtesë për ta vlerësuar mundësinë e kthimit të saj në maternitet që i plotëson nevojat e grave nga Leposaviqi, që të mos udhëtojnë mbi 50 kilometra në Novi Pazar, e më pas po ua regjistrojnë foshnjat si banor të Serbisë. Gjatë kësaj vizite ishte kryetari Lulzim Hetemi, nënkryetarja Marine Bogojeviq, dhe drejtorja Marina Zdravkoviq”, ka thënë Kurti.