I ndërhyu, por s'e fyu: Kurti tregon çka i tha ministri i tij Haradinajt që e bëri nervoz - NACIONALE

I ndërhyu, por s'e fyu: Kurti tregon çka i tha ministri i tij Haradinajt që e bëri nervoz

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një fjalim në Kuvend ka treguar detaje pas përplasjes ndërmjet Hekuran Muratit dhe Ramush Haradinajt.

Kurti ka thënë se ministri Murati nuk e ka fyer deputetin Ramush Haradinaj.

“Pagat do të rriten, por nuk ka qenë zotim elektoral. Ka qenë zotim i opozitës, jo i yni. Nuk mund të matem unë për sukses qeveritar, sa i plotësoj kërkesat elektorale të opozitës. Kjo është absurd. Le të flasim edhe për sundimin e ligjit e për drejtësi. Ministri i ndërhyu në fjalë deputetit Haradinaj. Mirëpo ai nuk e ka fyer. Në momentin kur Haradinaj tha prej vitit 2018 Haradinaj tha nuk janë rritur pagat, ai tha sa janë rritur pagat në vitin 2018. Nuk duhet t’i ndërhyjmë në Kuvend, por është dukuri, jo përjashtim,” - theksoi kryeministri Albin Kurti.

Nuk ishte ofendim në përmbajtje. Meqenëse nuk dëgjohe nga të tjerët unë dola ta sqaroj e jo ta mbrojë se ky e mbron vetën”, ka thënë përsëri Kurti.

Ndryshe, Haradinaj u largua nga foltorja pas ndërhyrjes së ministrit Hekuran Murati.

Lajme të ngjashme