Kurti thotë se “nuk do të ishte normale” t’i përfshinte në buxhet premtimet e fushatës pa e sjellë programin qeveritar - NACIONALE

Kurti thotë se “nuk do të ishte normale” t’i përfshinte në buxhet premtimet e fushatës pa e sjellë programin qeveritar

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, tha se nuk i ka përfshirë në Projektbuxhetin 2026 premtimet e dhëna gjatë dy fushatave zgjedhore dhe ato të ekspozesë së dhënë në seancën kur u zgjodh qeveria. Kjo sepse, sipas tij, “rendi logjik thotë njëherë duhet sjellë programin qeveritar”.

Për buxhetin e propozuar, i cili është parë veçse si buxhet elektoral, Kurti tha se “kryefjala” e tij është se përmban gati se 4 miliard euro buxhet dhe se “risia” në të është paga e 13-të për punonjësit e sektorit publik “dhe jo atë në fund të vitit, por në pranverë”.

“Zotimet që i kemi thënë në fushatën e fundit natyrisht që janë të përmbledhura në ekspozenë. Para se ajo ekspoze të shndërrohet në buxhet të ri, duhet të vijë te ju programi qeveritar. Do të ishte jo normale që ne të sjellim buxhet në përputhje me ekspozenë pa e sjellë paraprakisht programin qeveritar. Rendi logjik është kështu”, tha ai.

“Zotimet në fushatë, eskpozeja e kanditatit për KM, programi i ri qeveritar, dhe mëpastaj rishikimi i buxhetit. Në këtë buxhet është kryefjala është shifra 4 miliard euro, ku ¼ janë buxhetuar për investimet kapitale. Natyrisht risi është paga e 13 e për sektorin publik. Dhe kjo sivjet nuk do të jetë në fund të vitit por në pranverë. Njëherë duhet ta sjellim programin qeveritar, pastaj rishikimin e buxhetit. Është e vërtetë që ka pasur rritje të çmimeve, por ato do të kenë tavan së shpejti. Ne do ta sjelim Ligjin për Çmime Tavan dhe në këtë mënyrë do ta frenojmë abuzimin me çmime. Ne sjemi kundër fitimin të korporatave, por kundër fitimin në kurriz të qytetarëve”, tha Kurti.

Lajme të ngjashme