Kurti: Të tre policët veç e veç i thanë ambasadorit Jashari se ishin duke ngrënë bukë kur u rrëmbyen
Kryeministri i vendit Albin Kurti, në konfrencë të jashtëzakonshme me Ministren Gërvalla, ka thënë se kanë fakte, se të tre policët janë rrëmbyer.
Kurt si fakte ka përmendur, detaje nga vendi i ngjarjes.
Ai tha se policët, i kanë thënë ambasadorit Jashari se kanë qenë duke ngrënë bukë, kur janë rrëmbyer.
“Arrestimi i kapos së krimit të organizuar dhe njërit prej krerëve të Mbrojtjes Civile, Millun Millenkoviq Llune, shfaqi efikasitet të jashtëzakonshëm dhe nga ana e Serbisë shfaqi arrestime... Një ditë pas arrestimit, Serbia përdori kidnapimin...” Në vendin e ngjarjes ka qenë Policia e Kosovës, ka qenë e KFOR-i...” – u shpreh z. Kurti “Serbia duhet të njoftojë se si kanë qenë lidhëset brenda territorit të Kosovës... “Për rrëmbimin janë kontaktuar të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë..
Policët kur u kidnapuan, kanë qenë duke ngrënë drekë. Të tre policët e kanë të njejtin version, kur janë pyetur nga ambasadori Jashari, se kanë qenë duke ngrënë drekë, në tavolinën e improvizuar për të ngrënë drekë. Por aty, policët tanë u sulmuan, e më pas rrëmbyen.