Kurti takohet me senatorin amerikan Chris Murphy: Këto tema u diskutuan mes tyre - NACIONALE

Kurti takohet me senatorin amerikan Chris Murphy: Këto tema u diskutuan mes tyre

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me senatorin amerikan Chris Murphy.

Ky takim ka ndodhur në margjina të Konventës Kombëtare Demokratike në Çikago, ku kanë diskutuar për zhvillimet në vend dhe dialogun me Serbinë.

"Në lidhje me dialogun me Serbinë, kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Kosovës në zbatimin në plotni të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues të Ohrit. Ai shtoi se për t'u zbatuar marrëveshja, nevojitet pranimi i saj edhe nga ana e Serbisë, duke e nënshkruar atë si dëshmi e garanci të angazhimit në zbatimin e marrëveshjes."

"Kryeministri Kurti nënvizoi se Serbia duhet të tërheqë letrën e dërguar drejt Bashkimit Evropian nga ana e ish-kryeministres Brnabiq dhjetorin e vitit të kaluar, përmes së cilës shprehet refuzimi dhe tërheqja nga marrëveshja nga ana e Serbisë. Serbia duhet të kthehet te marrëveshja dhe ta respektojë atë në mënyrë që e njëjta të zbatohet. Nuk ka zbatim të marrëveshjes sepse para së gjithash nuk po ka respektim të saj.” – thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Në komunikatë është përmendur që në këtë takim është folur edhe për sulmin në Banjskë.

“Tash kur po bëhen 11 muaj të vrasjes së rreshterit tonë policor Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit, është koha e fundit që kryekrimineli Millan Radojçiq t’i dorëzohet autoriteteve të drejtësisë së Kosovës dhe për këtë Kryeministri Kurti kërkoi që ShBA-të të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar.” – thuhet në komunikatë.

E plotë:

Kryeministri Kurti u takua me senatorin amerikan Chris Murphy

Çikago, 21 gusht 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me senatorin Chris Murphy, në margjina të Konventës Kombëtare Demokratike.

Së pari, duke theksuar marrëdhëniet e fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Kurti shprehu interesimin e tij për rritjen e bashkëpunimit e shkëmbimit tregtar dhe ekonomik me aleatët e partnerët tanë amerikanë.

Më tej, ata biseduan edhe rreth zhvillimeve në vend, situatën e sigurisë në rajon dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe momentin e rëndësishëm në politikën amerikane në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme të 5 nëntorit.

Në lidhje me dialogun me Serbinë, kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Kosovës në zbatimin në plotni të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues të Ohrit. Ai shtoi se për t'u zbatuar marrëveshja, nevojitet pranimi i saj edhe nga ana e Serbisë, duke e nënshkruar atë si dëshmi e garanci të angazhimit në zbatimin e marrëveshjes.

Kryeministri Kurti nënvizoi se Serbia duhet të tërheqë letrën e dërguar drejt Bashkimit Evropian nga ana e ish-kryeministres Brnabiq dhjetorin e vitit të kaluar, përmes së cilës shprehet refuzimi dhe tërheqja nga marrëveshja nga ana e Serbisë. Serbia duhet të kthehet te marrëveshja dhe ta respektojë atë në mënyrë që e njëjta të zbatohet. Nuk ka zbatim të marrëveshjes sepse para së gjithash nuk po ka respektim të saj.

Tash kur po bëhen 11 muaj të vrasjes së rreshterit tonë policor Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit, është koha e fundit që kryekrimineli Millan Radojçiq t’i dorëzohet autoriteteve të drejtësisë së Kosovës dhe për këtë Kryeministri Kurti kërkoi që ShBA-të të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar.

Kryeministri Kurti e falënderoi senatorin Murphy për takimin dhe bisedën, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të tij ndaj Kosovës.

Lajme të ngjashme