Kurti takohet me Kovaçevskin, diskutojnë për projektin e rrugës Prizren-Tetovë - NACIONALE

Kurti takohet me Kovaçevskin, diskutojnë për projektin e rrugës Prizren-Tetovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, teksa të dy ishin duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik në Shkup.

Sipas njoftimit të ZKM-së, Kurti dhe Kovaçevski kanë folur për lidhjet bilaterale dhe bashkëpunimin në projekte, por fokusi ka qenë përmirësimi i efikasitetit të pikave kufitare dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë.

Njoftimi:

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski zhvilluan një takim bilateral.

Ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta. Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë.

Në takim u trajtua edhe mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët të biznesit.

Lajme të ngjashme