Kurti takohet me Ipeshkvin, imzot Dodë Gjergji, biseduan për statusin juridik të Kishës Katolike - NACIONALE

Kurti takohet me Ipeshkvin, imzot Dodë Gjergji, biseduan për statusin juridik të Kishës Katolike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me Ipveshkin e Peshkëvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim u diskutua për rregullimin juridik me ligj të statusit juridik për Kishin Katolike.

Kujtojmë se Kurti u takua ditë më parë edhe me krerët e BIK-ut.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur sot në takim nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji.

Në takim u theksua përkushtimi i Qeverisë për garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për përkrahjen dhe kontributin e dhënë nga Ipeshkvia e Kosovës. Ai e falënderoi Ipeshkvin për bashkëpunimin për Projektligjin për Liritë Fetare.

Duke biseduar për rëndësinë e rregullimit të statusit juridik të Kishës Katolike, u konfirmua përkushtimi i Qeverisë për ta rregulluar përmes ligjit.

Në takimin e përbashkët me këshilltaren ligjore të Kryeministrit, Tea Blakaj Hoxha, u bisedua për liritë fetare dhe trashëgiminë kulturore. U ritheksua mbrojtja e tyre përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve të veçanta.

Lajme të ngjashme