Kurti takohet me Borellin dhe Lajçakun - diskutohet për procesin e dialogut dhe propozimin evropian - NACIONALE

Kurti takohet me Borellin dhe Lajçakun - diskutohet për procesin e dialogut dhe propozimin evropian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të shtunën përfaqësuesin e lartë të BE-së Josep Borrell dhe të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. Takimi është zhvilluar në kuadër të Konferencës së Mynihut.

Sipas komunikatës së ZKM-së, në takim u diskutua për procesin e dialogut dhe planin franko-gjerman, të paraqitur nga Franca dhe Gjermania dhe e miratuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia.

"Në kuadër të Konferencës së Mynihut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim edhe me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák. U diskutua për procesin e dialogut dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia. Po ashtu u fol për takimin e radhës në Bruksel të thirrur për 27 shkurt nga Bashkimi Evropian." - thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Lajme të ngjashme