Kurti takohet me Abbott, diskutojnë për nevojën e bashkëpunimit të shtuar vendor e ndërkombëtar - NACIONALE

Kurti takohet me Abbott, diskutojnë për nevojën e bashkëpunimit të shtuar vendor e ndërkombëtar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, në Zyrën e Kryeministrit në Prishtinë.

Tema kryesore e këtij takimi ishte sulmi terrorist i datës 24 shtator mbi Policinë e Kosovës, i cili solli humbjen e jetës të oficerit Afrim Bunjaku, situata aktuale e sigurisë në vend dhe hapat e nevojshëm për të përballuar sfidat e sigurisë kombëtare.

Në takimin e sotshëm, Kryeministri Kurti njoftoi Ambasadorin Abbott me veprimet dhe angazhimet e fundit të institucioneve të sigurisë në Kosovë për garantimin e integritetit territorial, sigurisë, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.

Ai theksoi nevojën e bashkëpunimit të shtuar vendor e ndërkombëtar për ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit.

Nga ana tjetër, Ambasadori Abbott shprehu ngushëllimet e tij për familjen e Afrim Bunjakut dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Siç njofton Zyra e Kryeministrit dënoi sulmin terrorist të së dielës.

Lajme të ngjashme