Kurti sulmon Prokurorinë për rastin Dehari: Nuk është reformuar - NACIONALE

Kurti sulmon Prokurorinë për rastin Dehari: Nuk është reformuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar ndaj kritikave të opozitës lidhur me moszbardhjen e rastit të Astrit Deharit, duke e sulmuar serish sistemin e drejtësisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk mund ta bëjë edhe prokurorinë, edhe gjyqësinë. Prokuroria duhet ta zbardhë rastin e shokut tonë të mbytur në burgun e Prizrenit më 5 nëntor 2016, Astrit Dehari. Por Prokuroria nuk është reformuar”, tha Kurti.

“Ne vitin e ardhshëm i bëjmë 4 vjet në qeverisje, por KPK-ja është e njëjta. Aty në krye edhe më tutje me ndikim e me funskion është Blerim Isufaj”, tha ai.

Lajme të ngjashme