Kurti sot bën homazhe në Kaçanik e Gjakovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të bëjë homazhe në Kaçanik dhe në Koshare.
Sipas njoftimit tëZyrës së Kryeministrit, Kurti, nga ora 9:00 do të bëjë homazhe në vendin e rënies, pranë lapidarit të ngritur në Lagje të Re, në Rakoc si dhe në Kompleksin Memorial “Varrezat e Dëshmorëve”, Kaçanik.
Pas kësaj, Kurti në ora 11:30 do të bëjë homazhe në Koshare dhe pastaj merr pjesë në manifestimin qendror “Ditët e Shqipes” 2024 me fillim nga ora 12:00.
Në këtë manifestim pjesë do të marrë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.