Kurti: Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshje për personat e zhdukur - NACIONALE

Kurti: Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshje për personat e zhdukur

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një mbledhje të Qeverisë sot. E pas mbledhjes, Kurti është shfaqur në një konferencë për media, ku ka folur për dialogun.

Kryeministri Kurti, ka thënë se është i gatshëm që të nënshkruaj marrëveshjen për çështjen e personave të pagjetur, megjithatë thotë se një gjë që të tillë s’është e gatshme ta bëjë Serbia.

“Në takimin e dytë është diskutuar për cështjet aktuale. Në tavolinë kanë qenë tema e personave të zhdukur me dhunë dhe ajo e lirisë së lëvizjes, apo e vendimit të palës kosovare që të zbatohet një marrëveshje e arritur në Bruksel, marrëveshje e cila është zbatuar nga Serbia që nga korriku 2011.”, shkroi ai.

E Kurti foli edhe për çështjen e personave të zhdukur.

“Te tema e personave të zhdukur me dhunë, s’ka pasur gatishmëri nga Serbia që të nënshkruhet dokumenti i dakorduar. Ai ka thënë se sa për Kosovën, marrëveshja do të nënshkruhej më 18 gusht në takimin e ndodhur në Bruksel. Pra për marrëveshjen për të pagjeturit ekziston teksti me përmbajtje dhe germë të dakorduar, por nuk ekziston nënshkrimi. Pa fajin tonë. Është pala tjetër ajo që s’ka pranuar.Kjo ka mundur të nënshkruhet të enjten që shkoi. Sa për neve të enjten ishte nënshkruar kjo marrëveshje”, ka thënë kryeministri Kurti.

Lajme të ngjashme