Kurti: Republika jonë erdhi nga lufta e lavdishme e ushtarëve të UÇK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar se akti i shpalljes së pavarësisë në vitin 2008 shënon hapjen e një kapitulli të pakthyeshëm për historinë moderne të Kosovës.
“Ky kapitull duhet të mbetet i tillë duke u mbrojtur politikisht dhe përforcuar në vazhdimësi nga të gjithë në secilin rast para çdo sfide. Shpallja e pavarësisë e Kosovës para 15 viteve ishte rezultat i shumë përpjekjeve dhe sakrificave të skajshme ët popullit tonë si dhe i ndihmës dhe përkrahjes aq të nevojshme të partnerëve dhe aleatëve tanë.”- ka deklaruar ai.
Kurti, ka thënë së shpallja e pavarësisë së Kosovës, ka ardhur si rezultat i luftës së lavdishme të ushtarëve të UÇK-së.
“Republika jonë erdhi nga lufta e lavdishme e ushtarëve të UÇK-së. Që me luftën e drejtë arritën ti përfshijnë edhe aleatët ndërkombëtarë që më 1999 na ndihmuan të çlirohemi nga Serbia.”- tha Kurti
Ashtu si presidentja Vjosa Osmani, as kurti në fjalimin e tij nuk përmendi ish-krerët e UÇK-së, të cilët gjendën në Hagë