Kurti: Reciprociteti shtyhet nëse serbët heqin të gjitha barrikadat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalur me një reagim dhe qartësim tutje se si do procesohet me vendimin e reciprocitetit.
Kurti shkruan në twitter, se zotohen si qeveri, që të shtyjnë zbatimin e recirprocitetit për 30 ditë, me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rivendoset liria e plotë e lëvizjes.
”Në bashkëpunim me aleatët tanë ndërkombëtarë, ne zotojmë se do të shtyjmë për 30 ditë zbatimin e vendimeve për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë, me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rivendoset liria e plotë e lëvizjes”, ka shkruar ndër tjerash Kurti.
In cooperation with our international allies, we pledge to postpone implementation of decisions on car plates & entry-exit documents at border crossing points w/ Serbia for 30 days, on the condition that all barricades are removed & complete freedom of movement is restored. pic.twitter.com/oJNaQi0qPO
— Albin Kurti (@albinkurti) July 31, 2022