Kurti reagon pas lirimit të policëve: Jemi të gëzuar por duhet dhënë përgjegjësi për agresionin serb
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar lirimin e tre policëve kosovarë të rrëmbyer në veri.
Kurti megjithatë ka thënë se ky rrëmbim konsiston në shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. Andaj, ka kërkuar që agresioni serb të mbajë përgjegjësi.
“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar Kurti.
We confirm that the 3 kidnapped police officers have been released. Even though we are joyous that they get to return to their families, this abduction consists of a serious human rights violation & must be reprimanded. The Serbian aggression must be held accountable.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 26, 2023
Për lirimin e tre policëve kosovarë merrita ka marrë edhe Hungaria, pas kërkesës që ia kishin bërë presidentit serb Vuçiq.