Kurti: Po më thoni "Albin Baba", e keni ndërmend me m’i dhënë fëmijët me jua rritë unë - NACIONALE

Kurti: Po më thoni "Albin Baba", e keni ndërmend me m’i dhënë fëmijët me jua rritë unë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, liderin e partisë, Albin Kurti shumë shpesh e quajnë “Albin Baba”. Për këtë, së fundi ka folur edhe vëtë ai në një tubim, duke e lidhur me atë se sipas tij, “po donë që t’ua rrisë edhe fëmijët”.

Në një tubim në Hajvali, Kurti ka thënë se për shkak se Qeveria po kujdeset për fëmijët, dhe se “e kanë ndërmend që t’ia japin fëmijët që t’i rrisë”, po e quajnë “Albin Baba”.

“E kam njëfar përshtypje, që pikërisht, për shkak se ne po kujdesemi gjithnjë e më shumë për fëmijët, pikërisht se e keni ndërmend me mi dhënë fëmijët e juaj me ua rritë, unë, jeni duke më thënë Albin Baba.

Unë e pranoj këtë sfidë, këtë sfidë që po ma bëni mu, merrni ju Qeveria, kryeministri, rritni fëmijët tanë se e kemi ndër mend me punu më shumë, këtë sfidë unë e pranoj me shumë nder dhe gzim” ka thënë ai, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme