Kurti pi kafe me deputetët e komuniteteve pak para seancës, mungojnë tre
Një fotografi që po qarkullon nëpër rrjete sociale, tregon kryeministrin në detyrë, Albin Kurti me deputetët e zgjedhur nga komunitetet pakicë.
Aty shihet se mungojnë tre deputetët, Duda Balje, Veton Berisha dhe Adem Hoxhiq.
Theksojmë se deputetët e Kosovës sot do të bëjnë përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit.
Kjo do të jetë hera e 17-të që ata do të provojnë përfundimi i seancës konstituive, e cila ka filluar më 15 prill.
Në vazhdimi i seancës që pritet të fillojë në ora 10:30, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim nga përpjekjet paraprake.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari pritet sërish që të tentojë të imponojë votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votë të fshehtë.
Kjo mënyrë e votimit po kundërshtohet nga PDK, LDK dhe AAK.