Kurti përballet me një video të 2010, thotë se nuk e merr malli për veten - NACIONALE

Kurti përballet me një video të 2010, thotë se nuk e merr malli për veten

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë debatit në RTV Dukagjin është përballur me një video të vitit 2010, atëherë kur kishte thënë se nuk do të pranonte një dialog me Serbinë pa e pranuar pavarësinë e Kosovës.

I pyetur nga moderatori se a e ka marrë malli, Kurti është përgjigjur se nuk e marr malli për vetën.

Ai tutje ka pranuar edhe kohën e VLAN-it të vitit 2014, ku ka thënë se në atë kohë kishte pranuar që Lëvizja Vetëvendosje të udhëheq bisedimet.

“Mu nuk më merr malli për vetveten. Në vitin 2010 është bërë kjo video, ndërsa në vitin 2011 kanë filluar bisedimet ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryenegociatores Edita Tahiri. Në vitin 2014 ne e patëm bërë një marrëveshje në kohën e VLAN-it me 10 shtator dhe patëm thënë se VV-ja do t’i udhëheq bisedimet, pra kjo është në 2010 ndërsa në 2014 kemi thënë se do t’i udhëheqim bisedimet. Sepse bisedimet duhet të jenë me parime, ku Kosova është objekt dhe jo subjekt. Dhe kjo ka ndodhë më vonë, vetëm në vitet 2021, 22, dhe 23 andaj mund të gjeni edhe ndonjë intervistë të 2005-tës.” – ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme