Takimi Kurti-Krasniqi: Zgjedhjet e reja më mirë më herët se sa në dimër - NACIONALE

Takimi Kurti-Krasniqi: Zgjedhjet e reja më mirë më herët se sa në dimër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar takimi i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, me kryeministrin Albin Kurti, me ftesë të këtij të fundit për të diskutuar për agjendën legjislative. Pas takimit, të dy njoftuan se gjatë diskutimeve u trajtuan një sërë çështjesh. Krasniqi theksoi nevojën urgjente për zgjedhje të reja si "mënyra më e mirë për të adresuar problemet që prekin qytetarët".Në anën tjetër, Kurti tha se “zgjedhjet janë çështje muajsh” dhe se është i interesuar që ato të mbahen “në pranverë ose vjeshtë”.

I pari që foli për media pas takimit ishte Krasniqi, i cili tha se Kosova po përballet me një ekonomi të dobët, një sistem shëndetësor në gjendje të rëndë.

“Kosova është në agoni. Kemi një ekonomi të stagnume. Kemi shëndetësi jashtëzakonisht të rëndë. Politikë të jashtme joekzistente. Parlament jofunksional. Tani kemi edhe një situatë të vështirë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në KiE", tha Krasniqi.

Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për pamundësinë e Kosovës për të avancuar në çështjen e aplikimit në Këshillin e Evropës.

"Kemi situate të rënduar sa i përket antarësimit në KiE. Tani me siguri do të dështojmë. Ia shpreha Kurtit që konsideroj që duhet ta përshpejtojmë punën për t’ju dhënë zgjidhje këtyre temave", tha ai.

Lidhur me zgjedhjet e reja, Krasniqi tha se Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për zgjedhjet e ardhshme, është personi më i aftë për të adresuar sfidat aktuale të vendit.

PDK konsideron se Bedri Hamza është kandidati më i duhur për tju dhënë zgjidhje këtyre zgjedhje.

Kreu i PDK-së deklaroi më tej se zgjedhjet e reja janë "rruga më e mirë për të adresuar problemet që prekin qytetarët e Kosovës."

Kam punuar që të arrijm në dakordsim për të shkuar në zgjedhje. Besoj që edhe parti tjera do të pajtohen. Për t’ju dhënë drejtim problemeve qytetarëve të vendit duhet të shkojmë në zgjedhje.

Nga ana tjetër, kryeministri Kurti tha se në takim u diskutua për për agjenden legjislative dhe ecjen e Kosovës në arenë ndërkombëtare,

"I falënderoj udhëheqësit e PDK-së që iu përgjigjen pozitivisht ftesës për një darkë pune. Sonte diskutuam për disa tema, por me theks të veçantë për agjenden legjislative. Kemi disa marrëveshje ndërkombëtare që duhet të votohen. Na duhet mbështetja e opozitës, ose më mirë të themi bashkëpunimi me ta. Diskutuam edhe për ecjen e Kosovës në arënën ndërkombëtare, por diskutuam edhe për mundësinë e zgjedhjeve të ardhshme në të ardhmën e afërt", tha ai.

Për zgjedhjet e reja, Kurti tha se janë çështje muajsh dhe se është i interesuar që të caktohet data me të gjitha partitë opozitare.

"Që nga marsi i këtij viti mund të themi se zgjedhjet janë çështje muajsh. Jam i interesuar të diskutoj me të gjitha partitë, se kur duhet të mbahen zgjedhjet. Për mua më mirë do të ishte në pranverë ose në vjeshtë, sepse nëse mandate shkon deri në fund, i bie që zgjedhjet të mbahen dimrit. S’po them se s’bën të mbahen dimrit, por le ta diskutojmë me të gjitha subjektet politike dhe ta shohim se cila është data me të cilën pajtohemi më së shumti." - ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme