Kurti për vërshimet: E pashë forcën shkatërruese të tyre, reaguam shpejt
Albin Kurti, kryeminsitër i Kosovës, ka mbajtur një fjalim hyrës në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës. Para se të prezantonte rendin e ditës, Kurti foli shkurtimisht për çështjen e vërshimeve, të cilat lanë pasoja të mëdha në Mitrovicë, Skenderaj, Klinë, Istog, Gjakovë e gjetiu.
Kurti tha se e ka parë forcën shkatërruese të vërshimeve.
“Para se të fillojmë me rendin e ditës, më lejoni që të ju adresohem në lidhje me atë që ka qenë preukopimi kryesor i vendit tonë ditëve të fundit: vërshimet. Nga vizitat tona e kemi parë nga afër forcën shkatërruese të tyre. Dëmet janë të mëdha, ndërkaq rreziku nuk ka kaluar. Reagimi i institucioneve shtetërore ka qenë i shpejt, solidariteti me njëri-tjetrin ka qenë i madh. Për fat të mirë, pasojat janë vetëm materiale.” – tha Kurti.
“Si Qeveri, që nga momenti i parë, kemi qenë në ndihmë të qytetarëve.” – vazhdoi Kurti.