Kurti për takimin në Bruksel: Gjithmonë pres që do të ketë diçka konkrete - NACIONALE

Kurti për takimin në Bruksel: Gjithmonë pres që do të ketë diçka konkrete

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret rezultate nga takimi i sotëm në Bruksel, ku ka shkuar kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi.

Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë, Kurti ka thënë se ia gjithmonë pret diçka nga këto takime.

Unë gjithmonë pres që do të ketë diçka konkrete”, ka thënë Kurti.

Ai ka bërë me dije se rezultate pret në aspektin e normalizimit të raporteve me Serbinë.

Unë pres që do të ketë në aspektin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sepse takimet, edhe të nivelit të kryenegociatorëve, edhe të nivelit të lartë që zhvillohen në Bruksel, zhvillohen pikërisht për këtë gjë”, është shprehur Kurti.

Më tej, ai ka thënë se nuk e di nëse në Bruksel do të ketë takim trepalësh.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, si kryenegociator i Republikës së Kosovës ndodhet në Bruksel dhe atje po i zhvillon bisedimet, me ç’rast nuk e di nëse do të ketë takim trelateral apo vetëm dy takime bilaterale me ndërmjetësin evropian dhe emisarin e posaçëm [të BE-së, Mirosllav] Lajçak. Besoj se ai duhet të na njoftojë se për çfarë temash është diskutuar saktësisht dhe çfarë konkluzionesh do të mund të jenë arritur”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, Kosova do të vazhdoj ta respekton Kushtetutën.

Por, më duhet të them se kjo nuk është çështje e dinarit, është çështje e Bankës Qendrore të Kosovës, institucion i pavarur i Republikës sonë. Pra, nuk është në pyetje a të ketë dinar ose jo, por a duhet të jetë BQK-ja institucion i pavarur ose jo. Unë besoj që duhet të jetë dhe ky është obligim yni kushtetues e ligjor. Dinari nuk është ndaluar në Kosovë, por Kushtetuta në nenin e saj të 11-të thotë që mund të ketë vetëm një valutë si mjet pagese dhe kjo duhet të jetë euro”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme