Kurti për drejtësi: Vetingu kryesori
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar edhe sot t’i numëroj “sukseset” e qeverisë së tij.
Kurti tash e sa ditë, me postime në Facebook, po i numëron një nga një digasteret e tij qeverisëse, ku po i potencon sukseset e digasterëve përkatës.
“Qeveria për drejtësi” e mban emrin, postimi që i kushtohet digasterit të Albulena Haxhiut.
E në numërimin e sukseseve, trasimi i rrugës për Vetingun, e zuri vendin e parë tëk postimi i Kurtit.
Si suksese u përmenden edhe ndryshimi i Kodit Penal, sidomos ashpërsimi i dënimeve për veprat që kanë të bëjnë me dhunë seksuale, Byroja e Konfiskimit të Pasurisë, e cila pritet të vijë në Kuvend, pasi Komisioni i Venecias, ka dhënë dritën e gjelbër.
Votimi i ligjit për Këshillin Prokurorial, është një veprim tjetër i kësaj shumice, të cilin Kurti e cilëson si sukses.
Shkrimi i Kurtit
2022: Qeveria për drejtësi
Kemi qartësuar e trasuar rrugën për zhvillimin e Vetingut në sistemin e drejtësisë, bartës i së cilit do të jetë Kuvendi i Republikës;
Miratuam Strategjinë e Sundimit të Ligjit;
Miratuam Strategjinë Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe Planin e veprimit për vitet 2022-2026;
Lansuam Protokollin Shtetëror për Trajtimin e rasteve të Dhunimeve Seksuale;
Ndryshuam Kodin Penal për dënime plotësuese ndaj atyre që shpallen fajtor për dhunim seksual dhe dhunë në familje;
Komisioni i Venecias i ka aprovuar ndryshimet për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme;
Është miratuar në Kuvend Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës;
Janë miratuar në lexim të parë Projektligji për Prokurorin e Shtetit dhe ai për Prokurorinë Speciale;
Është miratuar në lexim të parë Projektligji për Themelimin e Institutit për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës;
Miratuam Planin e Veprimit për zbatimin e projektit “Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-99 në Kosovë”.