Kurti për barrikadat: S’mund të tolerohet kjo gjendje - NACIONALE

Kurti për barrikadat: S’mund të tolerohet kjo gjendje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka folur përsëri për çështjen e barrikadave në veri të vendit.

Në një konferencë për medie, ai ka bërë me dije se pas Krishtlindjeve do ta këtë një takim me komandantin e KFOR-it për të diskutuar këtë gjendje.

Ai ka thënë se me shumë nuk mund të tolerohet kjo gjendje.

KFOR-i ka kërkuar kohë ne e kemi dhënë atë kohë, por meqë sonte është Krishtlindja ne duhet ta kemi shumë shpejt, pas Krishtlindjeve, një takim me komandantin e KFOR-it e në të cilin besoj se do të sqarojmë gjithçka. Por kjo s’mund të tolerohet pafundësisht. U bënë dy javë e s’mund të lejojmë që edhe javë e javë të kalojnë e të mos kemi lirinë e lëvizjes. Nga ai takim që e presim menjëherë pas Krishtlindjeve besoj se do të sqarohet gjithçka e do të japim përgjigje”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se barrikadat në veri nuk janë civile.

Ne i kemi dhënë kohë KFOR-it pikërisht për shkak se liria e lëvizjes është konsideruar vlera themelore në Kosovë nga pikëpamja e KFOR-it. E tash lirinë e lëvizjes nuk e kemi sepse janë 11 barrikada, që siç e dini, s’janë civile, si të protestuesve francezë më 1968 në Paris, por janë të uniformuar, të armatosur e të pozicionuara asisoj që më shumë kanë të bëjnë për ta mbrojtur personin e uniformuar e armatosur që të shtinë mbi veturat që vijnë sesa të mos lejojnë tejkalimin e automjeteve në anën tjetër të barrikadë”, është shprehur Kurti.

Lajme të ngjashme