Kurti për Astrit Deharin: Viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur - NACIONALE

Kurti për Astrit Deharin: Viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryetar i LVV-së, po e vazhdon fjalimin e tij. Në fjalimin e tij para anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Kurti i ka përmendur Adem Demaçin dhe Astrit Deharin, të cilët ndajnë të njëjtën ditë të lindjes (26 shkurtin).

Ai ka thënë se të dy janë busulla të aktivitetit të Lëvizjes Vetëvendosje. Për Deharin, aktivistin që vdiq në burg, Kurti e cilësoi si viktimë të padrejtësisë kriminale.

“Dhe për shokun e aktivistin tonë të dashur, Astrit Dehari, viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur.” – tha Kurti në fjalimin e tij para anëtarëve të VV-së.

Lajme të ngjashme