Kurti pas pyetjes për qytetarët që po lahen në Ujman: Jam kryeministër, jo polic e doganier - NACIONALE

Kurti pas pyetjes për qytetarët që po lahen në Ujman: Jam kryeministër, jo polic e doganier

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media, është pyetur mbi reagimet se “Policia po i ruan qytetarët po lahen në Ujman”.

Kurti ka thënë se atij i është kërkuar “ta bëjë policin e zyrtarin e doganës”.

“Shpesh është kërkuar prej meje ta bëjë policin e Kosovën, zyrtarin e doganës, por unë jam kryeministër dhe nuk mund t’i di patrullat e policisë rrotull, në drejtim të Ujmanit, apo kudoqoftë në Kosovë, unë besoj që veprimet i kanë në përputhje me protokollet e strategjitë që i zhvillojnë”.

Ai para mediave ka deklaruar se situate është e qetë dhe se policia i bën vlerësimet e saj për rreziqe të mundshme.

“Situata është e qetë, e sigurtë, ju falenderoj edhe juve për durimin se kjo është java më e nhetë e vitit, që po qëndrojmë n ëkëtë dhomë në numër kaq të madh. Qytetarët freskohen në ato liqene të pakta që i ka Kosova, besoj që policia po bën punë të shkëlqyeshme, por ajo i ka vlerësimet e saj për rreziqe të mundshme.” – tha kryeministri.

Në fund, ai u shpreh se policia mbron qytetarët, rendin publik e objekte të ndryshme.

“Besoj që në këto vite, qytetarët janë ndarë të kënaqur me vlerësime te policisë, policia mbron qytetarët, rendin publik, por edhe objektet e ndryshme. Mendoj që duhet të jemi të kënaqur me vlerësimet dhe përformancën e policisë tonë, që është multietnike dhe në shërbim të gjithë qytetarëve.” – tha ai.

Lajme të ngjashme