Kurti pas deklaratës së Macron: E duam mbështetjen ndërkombëtare - NACIONALE

Kurti pas deklaratës së Macron: E duam mbështetjen ndërkombëtare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“Së bashku me partnerët tanë evropianë, kemi thënë se sa të shqetësuar jemi për hapat e fundit të njëanshëm të Kosovës që nuk dërgojnë sinjal të mirë”, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë një vizite që pati në Serbi.

Kryeministri Albin Kurti, iu përgjigj si më poshtë, kësaj deklarate të Macron e po ashtu edhe shitjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez ‘Rafale’, për Serbinë.

“Ne bëjmë sundim ligji, rend publik, njëkohësisht, me paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim dhe në këtë aspekt duam edhe bashkëpunimin e ngushtë edhe mbështetjen ndërkombëtare, përfshirë këtu pa dyshim edhe Francën, të cilën e konsiderojmë vend mik, aleat e partner shumë të rëndësishëm edhe në BE edhe në NATO”, tha sot kryeministri Albin Kurti.

Macron veç tjerash, përmendi ‘përkushtimin e veçantë francez për themelimin e Asociacionit të komunave serbe’.

“Jini të sigurt se Franca do të vazhdojë t’i ndjekë me vëmendje të veçantë kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë dhe, në këtë kontekst, jemi veçanërisht të përkushtuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Macron.

Lajme të ngjashme