Kurti numëron takimet në Mynih me liderë dhe përfaqësues, më i rëndësishmi Scholzi - NACIONALE

Kurti numëron takimet në Mynih me liderë dhe përfaqësues, më i rëndësishmi Scholzi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Mynih të Gjermanisë, aty ku po mbahet Konferenca e Sigurisë.

Në një postim në Facebook, Kurti ka bërë të ditur takimet e tij gjatë ditës së djeshme me përfaqësues të shteteve e institucioneve të rëndëshishmë, si dhe shkurtimisht ka bërë të ditur bisediat që ka pasur me ta.

Kurti është takuar më përfaqësues të Gjermanisë, Francës, ShBA-së, Britanisë së Madhe e të Bashkimit Europian.

Në kronologjinë e rradhitur në postimin e tij, takimin me kancelarin gjerman Olaf Scholz e ka rradhitur të parin.

Në fund të postimit të tij, kryeministri ka bërë të ditur se takime të tjera të rëndësishme e presin edhe sot.

Postimi i plotë i Kurtit:

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, dje takova liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh nga vendet mike, pjesëmarrës në këtë konferencë.

Në takimin me Kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz dhe ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe Francës.

Raportet bilaterale dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe ShBA-ve u ritheksuan në takimin me senatorët amerikan Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen. Ndërsa me Senatorin Bob Menendez, njëherësh Kryetar i Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhëniet me Jashtë, biseduam për partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve tona dhe fuqizimin e mëtejmë të tij.

Me Lord Stuart Peach biseduam për marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe bashkëpunimin më të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar.

Deputetët e Bundestagut gjerman nga Partia Social Demokrate, Partia Liberale dhe CDU, Andreas Schëarz, Ëolfgang Hellmich, Ulrich Lechte, Renata Alt, Aydan Özoğuz dhe Metin Hakverdi, i falënderova për përkrahjen e vazhdueshme dhënë vendit tonë.

Me Drejtoren Ekzekutive të Europol-it, Catherine De Bolle, diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të rendit dhe Europol-it.

Sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, Jurgen Stock e njoftova për suksesin e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për mundësitë dhe format e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, bisedova me Drejtorin Ekzekutiv të kësaj agjencie, Fatih Birol.

Në takimimin me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák, diskutuam për procesin e dialogut dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga ShBA-të dhe Italia.

Bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Qeverisë sonë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit ishin në qendër të takimit me Presidenten e BERZh-it, Odile Basso.

E sot na presin edhe takime tjera të rëndësishme.

Lajme të ngjashme