Kurti nuk shkon as në Zvicër për ta mbështetur VLEN-in
Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mungoi në takimin e opozitës shqiptare në Maqedoni të Veriut, që u organizua me mërgimarët në Berlin të Gjermanisë.
Megjithatë, në përkrahje të VLEN-it ishte ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Kurti nuk do të jetë i pranishëm as në takimin e VLEN-it në Cyrih të Zvicrës, ku opoizta shqiptare do të organizojë takim me diasporën.
