Kurti njofton se është takuar me Escobarin në Bruksel, jep detaje nga biseda
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti para nisjes së takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Burksel, është takuar edhe me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Përmes një njoftimi në Twitter, Kurti ka thënë se me Escobar kanë zhvilluar një bisedë miqësore dhe produktive.
“Bisedë miqësore dhe produktive me Gabriel Escobar në Bruksel para takimit të sotëm të nivelit të lartë. Ne ndamë pikëpamjet dhe pritshmëritë tona për takimin. E falënderova edhe për rolin e ShBA-së dhe për kontributin e saj në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës,”- ka shkruar ai.
Friendly and productive conversation with DAS @StateEUR Gabriel Escobar in Brussels prior to today's high-level meeting. We shared our views and expectations for the meeting. I also thanked him for the U.S.'s role, and for its contribution to Kosova's path to @coe membership. pic.twitter.com/hw0DsXHWWy
— Albin Kurti (@albinkurti) May 2, 2023
Në takimin që po mbahet në Bruksel mes liderit të Kosovës dhe atij serb, tashmë është miratuar edhe Deklarata për Personat e Zhdukur, që ishte pika e parë e agjendës si dhe është prezantuar draft-statuti për Asociacionin nga ekipi menaxhues.