Kurti njofton: Qeveria i rrit pensionet për 20%
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se kanë vendosur t’i rrisin pensionet për 20%.
Ai ka treguar cilat kategori do të përfshihen në këtë rritje.
“Duke filluar nga ky muaj, do të rrisim për 20% të gjitha pensionet: pensioni bazik i moshës, pensioni kontributpagues i plotë parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë e të rritur, pensioni për personat e verbër, pensioni familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës”, tha Kurti, raporton Nacionale.
“Nga muaji janar do të rriten pensionet e përcaktuara me ligjin për kategoritë e luftës, familjet e dëshmorëve, invalidëve, viktimave të dhunës seksuale. Për ndryshimin e këtyre pensioneve duhet të ndryshohet edhe tabela që është pjesë e ligjit si shtojcë. Për familjet e dëshmorëve dhe të të zhdukurve që kanë më shumë se 1 dëshmorë, do të ndryshohet edhe formula e pensionit duke e rritur për 50% të dëshmorit bazë”, tha ai.