Kurti nga Podujeva s’flet për punën e Kuvendit: Këtu jemi për ndërtim
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sërish ka refuzuar të flasë në lidhje me bllokadën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.
Kurti nga Podujeva ka thënë se atje ndodhet për ndërtim, ndërsa “kjo është çështje në Prishtinë”.
“Këto janë çështje në Prishtinë, këtu jemi për ndërtim” – ka thënë ai, transmeton Nacionale.
Theksojmë se të hënën, për herën e 18-të dështoi seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi Dehari i ftoi në fillim të seancës përfaqësuesit e partive politike për konsultim.
Megjithatë, vetëm 52 deputetë votuan pro komisionit për votim të fshehtë.