Kurti: Nëna Ferdonije është një grua e forcuar aq shumë nga dhembja, sa që na jep fuqi të gjithë ne të tjerëve - NACIONALE

Kurti: Nëna Ferdonije është një grua e forcuar aq shumë nga dhembja, sa që na jep fuqi të gjithë ne të tjerëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Premierën e filmit “Tavolina” dhe ekspozitën për të pagjeturit nga fotografi Artan Korenica, në Muzeun Etnologjik të Kosovës.

Kurti ka falënderuar Qendrën Kinematografike të Kosovës, që ka mundësuar realizimin e këtij filmi, ku ka theksuar se shumë i afrohet përjetimit të vërtetë të nënës Ferdonije.

Ne e dimë rastin e nënës Ferdonije,së cilës i janë rrëmbyer katër djemtë dhe burri, por është e pamundshme të mos tronditesh e trishtohesh kur e sheh në film të personifikuar nënën Ferdonije nga aktorja jonë e mirënjohur dhe e shkëlqyeshme Arta Muçaj, e cila nuk ka qenë e mundur të thotë më shumë pa folur fare.” - tha ai.

Kurti ka thënë për nënën Ferdonije, se është një grua e forcuar aq shumë nga dhembja, sa që na jep fuqi të gjithë ne të tjerëve.

Sot më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me një grua si nëna Ferdonije,ne tregojmë historinë tonë, të tashmen tonë, po në të njëjtën kohë edhe fuqinë për të ardhmen, e cila e ka burimin pikërisht në gra si nëna Ferdonije.” - u shpreh ai.

Lajme të ngjashme