Kurti në vizitë zyrtare në Austri - NACIONALE

Kurti në vizitë zyrtare në Austri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë ditës së sotme pritet që ta zhvillojë një vizitë zyrtare në Austri.

Kurti në këtë shtet do të takohet me kancelarin federal austriak, Karl Nehammer.

Sipas agjendës Kurti do të pritet me nderimet më të larta ushtarake e shtetërore nga kancelari austriak, Karl Nehammer.

Më pas, në kuadër të kësaj vizite zyrtare, kryeministri Kurti dhe kancelari austriak, pritet të mbajnë edhe një konferencë për media.

Raportohet se një ndër temat e këtij takimi mes kryeministrit Kurti dhe kancelarit Nehammer, do të jetë edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE.

Të enjtën gjatë vizitës në Vjenë Kurtido të mbajë edhe një fjalim i ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës. Ai do ta flas për “Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian’.

Kujtojmë se kjo vizitë e Kurtit në Austri vjen pas dorëzimit të aplikacionit për anëtarësim në BE dhe zhvillime pozitive rreth vendimit pozitiv për liberalizim të vizave nga ana e BE-së.

Lajme të ngjashme