Kurti në vitin 2015 ndiqte një polic e i bërtiste: O majmun, t'i kanë poshtëru kolegët në Dumnicë - NACIONALE

Kurti në vitin 2015 ndiqte një polic e i bërtiste: O majmun, t'i kanë poshtëru kolegët në Dumnicë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kur Kurti fyente policët e arrestuar nga Serbia: O majmun, t’i kanë poshtru kolegët e tu në Dumincë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur ishte opozitar nuk e mbronte Policinë e Kosovës.

Në protesta që organizonte, ai vazhdimisht e fyente policinë, duke e quajtur polici të regjimit.

Madje, ai në këto protesta ua përmendke atyre edhe arrestimin e tre policëve të Kosovës nga xhandarmeria serbe, veprim ky që kishte ndodhur në vitin 2012 në Dumnicë.

Në protestën që VV-ja kishte organizuar për Trepçën e shkarkimin e ish-ministrit Jabllanoviç, Kurti shihet duke e ndjekur një polici të Kosovës, duke e ofenduar madje me fjalën “o majmun”.

Në atë rast, ai i thotë policit në fjalë se kolegët e tij ia ka poshtruar xhandarmeria serbe.

O majmun, në Mitrovicë në urë të Ibrit t’i kanë poshtru, t’i kanë poshtru kolegët e tu në Dumincë, s’tu ka ni zani, s’tu ka ni. Ik tash”, thoshte Kurti.

Lajme të ngjashme