Kurti në vitin 2014 thoshte se s`ka rëndësi kush del i pari në zgjedhje: Kush e formon shumicën është e rëndësishme - NACIONALE

Kurti në vitin 2014 thoshte se s`ka rëndësi kush del i pari në zgjedhje: Kush e formon shumicën është e rëndësishme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, i del video, kur thoshte se nuk është e rëndësishme se kush del i pari në zgjedhje.

Në vitin 2014, kur Hashim Thaçi i kishte fituar zgjedhjet nacionale, Kurti dhe VV-ja pretendonin se e rëndësishme është kush e bën shumicën parlamentare, jo kush del i pari.

“Ata e mendojnë garën zgjedhore si garë automobilistike, kush të del i pari me e marrë kupën. Por, republika nuk është garë automobilistike. Zgjedhjet demokratike në republikë është kush e formon shumicën e tërësisë. Tërësia është çështja, e shumica është vendimmarrja. Pra, jo kush është i pari në garë, po kush e formon shumicën”, thoshte Kurti.

Me tej, ai vazhdon duke thënë se ka shumë raste të tilla në botë.

“Ka pa fund raste tjera, në shtetet anë e mbanë botes, ku partia e parë nuk mund ta formon shumicën dhe kot është e para. Se republika është parlamentare e demokratike”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme